Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar tre persona të infektuar me COVID-19 në Përmet.

Mësohet se mes tre të infektuarve është edhe një edukatore kopshti.

Menjëherë, pas konfirmimit me virus të edukatores është mbyllur edhe kopshti i qytetit.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre dhe u janë marrë tamponët të afërmeve.

Në total numri i të infektuarve në Përmet është katër./ Abc News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re