Mbrëmjen e kësaj të hëne është konfirmuar pozitiv me koronavirus një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura në këtë qytet.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit është prekur nga koronavirusi. Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-2. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.

Sipas hetimeve të mjekëve kjo ndoshta është vatra më e madhe e konfirmuar e perhapjes se infeksionit në këtë qytet, pasi dyshohet se një pjesë e madhe e të infektuarve kanë qarkulluar në këtë restorant.

Gazetari i bën me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij, e cila që është konfirmuar pozitive me Covid 19 një ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se këtë të hënë janë marrë tamponët 12 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re