Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të mërkurë nga raportimi i Ministrisë së Shëndetsisë në Berat duke e çuar në 4 numrin e personave të infektuar.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ai është një 14 vjeçar nga fshati Kostren i Beratit, i afërm i 16 vjeçares së konfirmuar disa ditë më parë. Ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se ku mund ta ketë marrë adoleshentja koronavirusin.

Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë virus 30 pacientë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re