Vijojnë infektimet në Spitalin e Elbasanit. Mësohet se ka rezultuar pozitiv nga Covid-19, një tjetër mjek kirurg në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar mjeku, ndërsa bëhet e ditur se përgjigja e tamponit ka dalë në datën 1 shtator.

Kujtojmë se vetëm përpara pak ditësh u konfirmua me koronavirus një tjetër mjek kirurg urolog në këtë qytet.

Gjaëe 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re