Gjatë ditës së sotme është konfirmuar në detyrë, Altin Binaj, kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë.

Rivlerësimi për Binaj është bërë për tre kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas ILDKPKI Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të justifikuara dhe s’ka deklarim të rremë.

Binaj zotëron një apartament banimi 102 m2 në Vlorë me vlerë 3 mln e 500 mijë lekë, dhe apartament banimi 52 m2 në Orikum me vlerë 15 mijë euro.

DSIK ka vlerësuar për kriterin e kontrollit të figurës, se prokurori i apelit ka përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. KPK deklaroi se ka pasur dy denoncime ndaj prokurorit, por është konstatuar se nuk ka indicie për vërtetësinë e këtyre denoncimeve.

I vetmi problem i konstatuar nga KPK ishte blerja e orendive shtëpiake me vlerë 600 mijë lekë brenda një viti. Për këtë fakt, prokurori Binaj tha se paratë e përdorura janë mbledhur gjatë disa viteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re