Procesori i parë Intel me arkitekturën 10 nanometër është konfirmuar. Bëhet fjalë për modelin Core i3-8121U me dy bërthama dhe katër procese bazuar në Cannon Lake.

Ky procesor pritet të shfaqet këtë vit në laptopët Lenovo sipas sajtit Gjerman Computer Base.

Vetë Intel e ka konfirmuar këtë lajm dhe një faqe produkti e procesorit në fjalë ekziston tashmë.

Procesori do të jetë i disponueshëm për laptopët ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për procesorin e parë 10 nanometër për desktopët.

Cikli Tik-Tok i Intel është braktisur vite më parë. Që nga 2014-ta kur debutoi litografia 14-nanometër kemi parë tre gjenerata procesorësh me këtë arkitekturë: Skylake, Kaby Lake dhe Coffee Lake. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re