Është konfirmuar rasti i parë me fruth në Shkodër. Burime pranë shërbimit epidemiologjik bëjnë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë nga fshati Rragam

Fëmija ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po monitorohet në shtëpi nga pediatrik.

Niveli i mbulesës vaksinale për fruth-rubeolën, pas pandemisë nga 95% ka arritur 89%. Edhe pse është e detyrueshme marrja në dy doza në moshën 1 dhe pesë vjeçare, ka patur pakujdesi jo vetëm nga prindërit por edhe në institucionet arsimore, kryesisht në rrethe.

Sakaq, edhe në Europë është shënuar rritje e rasteve me këtë infeksion i cili sipas mjekëve karakterizohet nga infektueshmëria e lartë dhe shfaq temperaturë të lartë, pneumoni, shurdhim, dëmtime të trurit të parikuperueshme deri edhe vdekje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re