Në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është konfirmuar rasti i parë me Covid-19 në këtë zonë.

Bëhet fjalë për një grua në moshën 40-vjeçare  e cila para dhjetë ditësh është kthyer nga Gjermania.

Pacientja është izoluar në Repartin Infektiv në Gostivar ndërsa do dërgohet në Klinikën Infektive në Shkup, shkruan Alsat.

Po merren masat e duhura për izolim dhe testim të njerëzve me të cilët ka pasur kontakt e infektuara. Deri më tani në Gostivar janë testuar 20 prsona të tjerë, rezultatet e të cilëve ishin negativë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut tashmë shkon në 43. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re