Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se planet për janar janë që të zhvillohen tre takime të rëndësishme në Ishull.

Në mesin e tyre do të jetë edhe rikthimi i Conor Mcgregor, i cili do të përballet me Dustin Poirier më 23 janar në kuadër të UFC 257.

White kishte kishte kohë që po e planifikonte një përballje të tillë, lajm të cilin e ka konfirmuar sot përmes Instagramit.

Përballja e irlandezit me Poirierin do të jetë si rimeç, pasi The Notorious e kishte hedh knockout këtë të fundit për dy minuta në vitin 2014 në kuadër të UFC 178.

Ish-kampioni i peshave të mesme të lehta do të rikthehet në aksion, pasi ishte pensionuar, pas fitores që kishte arritur ndaj Donald Cerrones për 40 sekonda në muajin janar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re