Konfirmohet vdekja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Ai vdiq ne spital pasi u qëllua gjatë një ngjarjeje zgjedhore në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.

Lajmi u be i ditur nga televizioni publik NHK.
Abeu u qellua teksa mbante një fjalim dhe është transportuar menjëherë në spital.

Ish-kryeministri ishte rrethuar nga qindra njerëz kur autori qëlloi të paktën dy here me pushkë pas tij dhe nga afër, duke e goditur ish-kryeministrin në shpinë dhe ndoshta në qafë.
Abe u rrëzua në tokë, duke i rrjedhur gjak nga qafa.
Atentati ndodhi rreth orës 11:30 paradite me orën lokale japoneze, ose 04:30 me oren tone.
Autori i dyshuar i sulmit, një ish-pjesëtar 41-vjeçar i Forcave Vetëmbrojtëse të Marinës Japoneze u arrestua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re