Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar Gjykatës konfiskimin e 23 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Anton Gjinajt.

 

Ky i fundit, i njohur edhe si Pashuk Gjinaj, rezulton i dënuar nga autoritetet spanjolle me 8 vjet e 9 muaj burg për trafikimin e 50 kilogramëve heroinë.

 

Mes 23 pasurive që SPAK kërkon që t’i kalojnë shtetit shqiptar përfshihen 6 shoqëri, 13 prona të paluajtshme dhe 4 automjete që ishin në emër të familjarëve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re