Kreu i SPAK Arben Kraja ka folur në lidhje me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar, që sipas tij shpeshherë bëhet shkak për përplasjen me grupeve kundërshtare.

Sipas Krajës në vitin që lamë pas ka pasur 5 vendime për konfiskimin e pasurive me vlerë 3.4 milionë euro, ndërsa shumë raste të tjera janë në proces gjyqësor.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni përpiqen të krijojnë asete për të ricikluar aktivitetin e tyre. Shpeshherë asetet bëhen shkak për përplasje mes grupesh. Spak, bkh e kanë prioritet hetimin e aseteve të grupeve kriminale

Në vitin që lamë pas u dhanë 5 vendime konfiskimi, 3.4 milionë euro llogari bankare ndër të tjera që janë vënë nën sekuestro. Ndërkohë që janë ende në proces penal 41 vendime të thera konfiskimi.

Një risi ka qenë përdorimi me efektivitet i fondeve të sekuestruara”, ka thënë mes të tjerave Kraja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re