SPAK ka vendosur këtë të premte sekuestro për pasuritë në pronësi të Redjan Rrajës, tashmë i arrestuar prej rreth tre viteve si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

 

SPAK ka vendosur sekuestro për disa prona në kryeqytet, një shumë parash, një orë rolex, dhe dy automjete.

 

Një nga automjetet është me ngjyrë gri, i tipit Audi, A8 i modeles Kejvina Kthjella por që në pronësi të tërthortë, sipas SPKA i përket Redjan Rrajës.

 

 

Kejvina Kthjella ishte në një lidhje dashurie me Redjan Rrajën në kohën kur ndodhi ngjarja e Shijakut.

 

Madje, asokohe modelja u mor në pyetje për ngjarjen, pasi rezultoi të kishte komunikime të shpeshta me 34 vjeçarin Redjan Rraja.

 

Ajo u zbulua nga komunikimiet telefonike me autorin e dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re