Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shtyre vendimmarrjen për VKM-në e Qeverisë Rama që i jep ekzekutivit të drejtën për të konfiskuar pronat e qytetarëve.

Bardhi thekson se shtyrja e vendimit të Kushtetueses ka prapavijë të qartë, pasi qeveria kërkon të fitojë kohë në mënyrë që të miratojë një projektligj për “Per administrimin e objekteve te konfiskuara si ndertime pa leje me qellim perdorimin e tyre per interes publik apo strehim social, si dhe zbutjen e pasojave sociale te shkaktuara”.

Projektligji është nxjerr për konsultim publik, por për Bardhin kjo nismë i jep mundësi oligarkëve që të rregullojnë letrat për ndërtimet pa leje.

Qeveria-projektligj-konfiskimi

“Gjykata Kushtetuese po i jep kohë qeverisë dhe po i shërben asaj duke nxjerrë këto justifikime qesharake në mënyrë që qeveria të miratojë një ligj të ri për këtë çështje, si dhe ti jap kohë oligarkëve të rregullojnë letrat dhe të përfitojnë në mënyrë antikushtetuese legalizim të pronave të paligjshme dhe amnisti nga procedimi penal.

Linku më poshtë me projektligjin e ri për këto ndërtime pa leje tregon qendrimin e sotëm skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për të zvarritur gjykimin dhe për t’i dhënë kohë qeverisë. Ky ligj nxjerr zbuluar mungesën e integritetit të gjykatësve kushtetues për të vendosur të pavarur për një çështje ku ata e dinë që është shkelur hapur Kushtetuta dhe ligjet e vendit”, thekson Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re