Skip to content

Konfiskohen në Lezhë 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.

Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33,815 m².

Gjatë 2 muajve të fundit, në qarkun Lezhë janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².

Lajm në përditësim…