Skip to content

Konflikt i armatosur në kufirin Azerbajxhan-Armeni, raportohet edhe për të vrarë

Një konflikt me të shtëna ndodhi në kufirin Azerbajxhan-Armeni nga i cili bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur.

Në një deklaratë nga ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se ushtarët armenë të pozicionuar në njësinë e vendbanimit Dığ të qytetit Gorus, kanë shtënë në mënyrë intensive ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në drejtim të Lachin-it.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e ushtarëve të Azerbajxhanit ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e zjarrit të ushtrisë së Armenisë.

Teksa nuk janë dhënë informacione lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, deklarohet se ushtria e Azerbajxhanit është kundërpërgjigjur.

Edhe në lajmet në shtypin e Armenisë thuhet se në konflikt ka humbje edhe nga ushtria e Armenisë.
Burimi: AA