Një konflikt brenda familjes ka degraduar në dhunë fizike në fshatin Ushtelenxë, Dibër. Policia njofton se për motive të dobëta, një 24-vjeçar është konfliktuar me vëllain e tij, bashkëshorten e vëllait dhe motrën e kësaj të fundit.

 

Policia njofton se i riu ka goditur me sende të forta kunatën e të vëllait dhe ka dëmtuar automjetin e bashkëshortit të saj.

 

“Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj. 

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij”, njofton policia.

 

Gjithashtu është proceduar penalisht babai i të riut, i cili ka dëmtuar automjetin e uniformave blu në momentin e shoqërimit të të birit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re