Një konflikt me sende të forta është regjistruar gjatë mbrëmjes së kësaj të mërkurë në Shkozë. Mësohet se disa të rinj kanë dhunuar një person, identiteti i të cilëve ende nuk është i ditur. Pas sulmit grupi i të rinjve është larguar.

 

Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re