Policia ka dhënë detaje lidhur me konfliktin e dhunshëm të regjistruar këtë të dielë në zonën e Kepit të Rodonit. Në konflikt janë përfshirë, disa banorë të fshatit Shetaj dhe përfaqësues të kishës katolike.

 

Blutë e Durrësit njoftojnë se konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

 

Konflikti midis palëve ka agravuar deri në përdorim të sendeve të forta. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë, disa nga të përfshirët në konflikt kanë marrë ndihmë mjekësore, por nuk raportohet për të lënduar rëndë.

 

Policia njofton se konflikti mbi pronën mes palëve është prezent vazhdimisht, ndërsa kjo është një çështje e cila po trajtohet edhe në Prokurori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re