Skip to content

Konflikt mes dy familjeve në Durrës, plagosen disa persona! Shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me tre persona të plagosur.

Sipas burimeve nga policia, dy familje që banojnë pranë njëra-tjetrës janë përfshirë në një përplasje fizike, e cila ka degraduar në dhunë.

Si pasojë, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit janë transportuar tre persona, të plagosur me thikë dhe sende të forta.

Ndërkohë, blutë njoftojnë se kanë shoqëruar në komisariat 22-vjeçarin me iniciale R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.