Një konflikt mes dy komshinjve në Korçë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Demokracia.”

Sipas informacioneve nga policia, dy komshinjtë janë zënë duke u goditur, ndërsa njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

I plagosuri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re