Një 35-vjeçar është plagosur në Tiranë pas një konflikti mes fqinjësh në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Kodra e Diellit”, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

 

35-vjeçari është paraqitur në Spitalin e Traumës ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

 

Tiranë/Informacion paraprakPlagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re