Deputetja e PD-së, Flutura Açka u shpreh e revoltuar për përçarjen e PD-së dhe ndarja e grupeve të cilët i ka quajtur si “3 B-të e lëndura”!

Açka tregoi se pretendon për një zgjidhje, por në rast se kjo situatë vijon njëlloj, tha se nuk ka ndërmend të merret me “luftën e 3 B-ve” duke iu referuar kështu, Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhit.

“Unë e kam bërë betejën në Parlament me Edi Ramën. Për fat të keq jam unë “sandwich-i” në këtë betejë, e cila në fakt s’është beteja ime, por është beteja e tre B-ve të famshme të PD-së, që janë lënduar tani dhe s‘dinë ç’bëjnë dhe kë shohin përpara e shpallin armik. Unë s’jam armik, jam kolegia e secilit prej tyre

Unë do pres të shoh se çfarë të ndodhë. Në mos nuk kam ndërmend të merrem me luftën e këtyre 3 B-ve, të cilët nuk e kuptoj si nuk mbajnë përgjegjësi.

Nuk e di, nuk i njoh mirë, por nuk më pëlqen se si po operojnë, secili po përpiqet të shqyejë pjesë të PD-së.

Në Parlament ne dimë që kundërshtari i të gjithëve ne e dimë që është Edi Rama. Në disa procese z.Bardhi nuk ka qenë dhe i ka mohuar.

Z.Berisha, Bardhi, Berisha, kur do bashkohen këta njerëz. Është vetëm një pjesë e aksionit opozitar. Si do shkohet në zgjedhje.”, tha deputetja.

Açka u shpreh e revoltuar edhe me gjuhën e përdorur nga secili grup kur caktojnë se prej sa deputetësh përbëhet grupi parlamentar, apo grupi pro Berishës. Sipas Açkës, PD tashmë e ka grupin dhe kryetarin e saj.

“Ka një lloj anetemimi, “ata janë 7, ata janë 10” ! Kush janë ata, jemi pjesë të Grupit Parlamentar. Doni s’doni, jemi pjesë e këtij grupi. Përveç atyre që janë përjashtuar dhe janë përjashtuar me firmën e z.Bardhi. Nëse ti mendon se je në Kryesinë e këtij grupi duhet të më orientosh votën që të jemi bashkë.

Partia Demokratike zyrtare e ka grupin e vet e ka dhe kryetarin e vet. Kjo parti e ka zgjedhjen e vet. Atëherë pjesa tjetër duhet të gjejë ku e ka orientimin. A kanë parti këta njerëz, cila është partia e këtyre njerëzve. Këto janë pjesët tona për të cilat u zunë për vulën. Kjo vulë u sistemua tani ka mbetur e pasistemuar pjesa tjetër”, tha Açka në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re