Një sherr në familje ka ndodhur në Përmet ku një person ka përfunduar në pranga ndërsa një tjetër është plagosur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar një 52-vjeçar, që ka rrahur keq kunatin e tij.

Kjo pasi ky i fundit, po dhunonte bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 52-vjeçarit.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestua në flagrancë shtetasin Ç. M., 52 vjeç,  banues në fshatin Piskovë, Përmet, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin P. N., banues në fshatin Kosinë, Përmet,  pasi shtetasi P. N. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V. N., në ato momente ka ndërhyrë shtetasi Ç. M.(vëllai i shtetases V. N.), i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit, shtetasit P. N., duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Dhuna në familje”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re