Një plagosje me thikë është regjistruar mesditen e kësaj të marte në zonën e quajtur “Kapelja” në qytetin e Vlorës. Mësohet se sherri ka nisur për një telefon, ndërsa të përfshirët fillimisht janë konfliktuar me fjalë dhe më pas debati ka vijuar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

 

Si pasojë është qëlluar me thikë një 47-vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Autori është vënë në pranga nga policia.

 

Njoftimi i policisë:

 

Goditi me mjet prerës (thikë), një shtetas, falë reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë kapin autorin e dyshuar.

 

Rreth orës 12:55, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. T., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. M., 47 vjeç.

 

Shërbimet e Policisë kanë kapur autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., dhe e kanë shoqëruar atë në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

 

Shtetasi E. M. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re