Një krim brenda familjes është parandaluar në Shkodër, ku si rezultat është arrestuar një 29 vjeçar.

Sipas policisë për shkak të një konflikti për pronat nipi ka kanosur me armë zjarri xhaxhanë në fshatin Gimaj.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në vendin e ngjarjes, u kap dhe u arrestua në flagrancë 29 vjeçari, banues në fshatin Gimaj, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë, xhaxhanë e tij, 64 vjeç, banues në fshatin Ndërlisaj, Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë, disa fishekë luftarak dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa që u gjetën në banesën e 29-vjeçarit.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re