Skip to content

Konflikt për pronat mes të afërmve në Lushnje, 1 i vrarë dhe 3 të plagosur (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas në Lushnje, ku pas një konflikti për çështje pronash një person është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla, ndërsa autorë të dyshuar janë kushërinjtë e tij Kastriot dhe Afrim Hasalla, të cilët po kërkohen nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se të plagosur po ashtu kanë mbetur shtetasit Shaip, Emiljano dhe Laert Hasalla (babai dhe vëllezërit e viktimës), ndërsa konflikti me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë tokave bujqësore.

Mësohet se personat e përfshirë në konflikt, kanë pasur vazhdimisht probleme për shkak të parcelave të tokave që i kanë në afërsi mes tyre, dhe situata degjeneroi mëngjesin e sotëm në përdorimin e armëve.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb