Kjo godinë dykatëshe dhe garazhi përbri saj, do të shemben nga IKMT për t’i lënë vendin një pallati të ri me 10 apartamente.

 

Pronari i garazhit pretendon se bashkia e Tiranës po i  zapton tokën, ndërsa po shemb këtë godinë historike për qytetin.

 

ILIR SHTEPANI

 

Kjo është shtëpi private, tjetri me letra, ka 60 vjet këtu, do bëjnë pallat. Si  është ky muhabet kështu? Si e kanë marrë lejen e ndërtimit? Se po të vinin të bisedonin me ne nuk e dimë si do  ishte puna, do prishësh këtë garazhdin këtu  më thanë. Por pse? Sepse do bëhet pallat.

 

Ndërsa IKMT është në vijim të aksionit për shembjet, pronarët e truallit sqaruan për Vizion Plus se bashkia e ka lejen e tyre dhe ata kanë firmosur për të nisur ndërtimi.

 

IKMT prej paraditës së kësaj të premteje ka hasur në rezistencën e familjarëve të cilët kundërshtojnë shembjen e dy objekteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re