Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se prindërit duhet të ushtrojnë kontroll mbi përdorimin e telefonave celularë nga fëmijët dhe adoleshentët.

Komentet Tushi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në Gramsh, ku mbeti i vdekur një 16 vjeçar, Tushi tha se shumë prej sherreve mes adoleshentëve nisin nga rrjetet sociale dhe më pas eskalojnë deri në përdorimin e armëve, ku edhe i marrin jetën njëri-tjetrit.

Ai shtoi se shumë prindër u japin cellular fëmijëve të tyre vetëm për të shmangur përgjegjësitë e prindërimit, pasi sipas tij, ata lënë fëmijët të merren me telefon dhe vetë vijojnë punët e tyre.

“Një pjesë e prindërve e kanë gjetur celularin absolutisht për të shmangur përgjegjësitë e prindërimit. I japin celularin fëmijëve dhe pastaj merren me punët e tyre. Pjesa më e zgjeruar e konflikteve mes adoleshentëve, janë konflikte virtuale të cilat më pas kthehen në konflikte reale, që pasi flasin disa herë me njëri tjetrin, dalin në rrugë dhe përplasin brirët, ose nxjerrin armët për t’i marrë jetën njëri-tjetrit”, është shprehur Tushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re