Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani kryeson takimin e Këshillit të Sigurimit “Armeni – Azerbajxhan”, ku në fokus të diksutimit ka qenë përshkallëzimi i fundit ushtarak në rajonin e Nagorno-Karabakut.

 

Në fjalën e tij ministri Hasani tha se prioritet duhet të mbetet mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e zonave të banuara. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për përmbajtje, qetësi, paqe dhe dialog, ndërsa shtoi se negociatat për një traktat paqeje duhet të vijojnë.

 

Raportimet për përplasje ushtarake, me pasojë humbje në jetë njerëzish ishin shqetësuese. Kemi ndjekur me interes zhvillimet e fundit në terren. Argumentet e paraqitura nga palët ndryshojnë shumë

 

Azerbajxhani pretendon se Armenia po organizonte akte armiqësore. Armenia vlerëson se ky ishte një sulm ushtarak në shkallë të gjerë kundër popullsisë civile. Këto konfirmojnë brishtësinë ekstreme të situatës dhe mosbesimin e madh mes palëve

 

Përsërisim thirrjen tonë që të mbahet prioritet mbrojtja e civilëve dhe ruajtja e zonave të banuara. Pavarësisht sa komplekse mund të jenë problemet, konfrontimi ushtarak nuk është zgjidhja. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje, qetësi, paqe dhe dialog

 

Përshëndesim arritjen e marrëveshjes së armëpushimit për të ndaluar veprimet ushtarake. Të dyja palët duhet t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Mbështesim përpjekjet Armeni-Azerbajxhan për të arritur një paqe të qëndrueshme

 

Procesi i normalizimit duhet të intensifikohet. Negociatat për një traktat paqeje duhet të vijojnë. Inkurajues fakti që udhëheqësit e dy vendeve kanë rikonfirmuar publikisht angazhimin e tyre ndaj Deklaratës së Almatit. Respektimi i ndërsjellë i sovranitetit dhe integritetit territorial, bazë solide për të trajtuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet

 

Shpresojmë që takimi i planifikuar në Yevklah do të sjellë rezultate pozitive. Të drejtat e armenëve etnikë që jetojnë në Azerbajxhan duhet të respektohen. Nëse respektohen, komunitetet dhe pakicat kthehen në një vlerë të shtuar për shoqërinë e një vendi. Mund të shërbejnë si urë për marrëdhënie paqësore dhe miqësore midis vendeve fqinje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re