TIRANE- Burrë e grua nga Tirana që hipën mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë te diga e liqenit e kërcënonin se do të hidheshin, duket se kanë qëndruar gjithë natën aty.

“BalkanWeb” mëson se Ferdinand dhe Teuta Saraçi që pretendojnë se kanë një konflikt pronësie ndodhen ende në majë të vinçit edhe mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për dy ish të përndjekur që i kanë kërcënuar se do t’i nxjerrin nga shtëpia, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ata zgjedhin këtë formë ekstreme për të protestuar. Ata janë shprehur se ndërsa kunata do t’i nxjerrë nga shtëpia, policia qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre.

NJOFTIMI I POLICISË MBRËMJEN E DJESHMEMë datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi. (foto ilustruese)(m.a/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re