Skip to content

Konflikti me 4 viktima për shezlongët në Velipojë, 20 vjeçari që humbi jetën ishte jetim

 

 

Ishte një prej viktimave të natës së djeshme. Nuk kishte asnjë faj në konfliktin që përshkallëzoi në përdorimin e armëve në Velipojë.

Ky ishte fati i Myzerim Zenelit, 20 vjeçar. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes familjes Ferracaku e Gocaj, mbeti i vrarë. Ishte dita e tij e parë e punës në hotelin e familjes Gocaj, por nata e fundit e jetës së tij. Në vendin e ngjarjes hetuesit gjetën 4 armë të përdorura, nërsa në xhepin e 20 vjeçarit, 30 lekë të vjetra. Por edhe më i trishtë, është fakti se Myzerimi ishte jetim. Të atin e kishte humbur.

Tragjedia nisi për konfliktin për shezlongët

Një përplasje verbale në orët e paradites për çështjen e zonës ku do të vendoseshin shezlongët, ndërsa në darkë konflikti përfundoi në përdorimin e armëve. Kjo ishte ajo çka ngjau në Velipojë, e ku mbetën të vrarë 4 veta dhe dy u plagosën.

4 të vrarë dhe dy të plagosur, bilanci tragjik i një përplasje për shezlongët në Velipojë

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.