Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy 15-vjeçarë u konfliktuan me njëri – tjetrin në lagje “18 shtatorit” në Gjirokastër, ku si pasojë mbeti  i plagosur një prej tyre.

Adoleshenti u paraqit në spital me një plagë në pjesën e barkut, ndërsa policia shoqëroi në komisariat bashkëmoshatarin e tij.

Mësohet se  i plagosuri ka dalë dhe reanimacioni dhe është në gjendje më stabël.

Shkak i konfliktit raportohet të  ketë qenë pretendimi i  djalit tjetër, se i plagosuri  i ngacmonte motrën, 13-vjeçare, që ishte  dëshmitare e ngjarjes.

LEXO EDHE: Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, njëri në spital dhe tjetri në komisariat

Bashkëmoshatarët janë nxënës të një shkolle, por në klasa të ndryshme. Djali që u plagos është nga Tepelena dhe jeton në konvikt në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re