Banorët e pallatit në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, të cilët nuk mund të futen në banesat e tyre për shkak të mospërfundimit të punimeve si pasojë e konfliktit mes investitorit Sino Llanaj dhe bashkëpunëtorit të tij Albert Allmuça, kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm.

Banorët janë në pritje të vendimit të Gjykatës s Apelit Tiranë, por ndërkohë ata presin që të gjejnë një rrugë të ndërmjetme zgjidhjeje përmes Bashkisë Tiranë.

Për kamerën e FaxNews një banore shprehet se në lidhje me kërkesën e tyre bashkia pritet t’iu kthej përgjigje ditën e enjte dhe nëse atyre nuk u sigurohet zgjidhje do të nisin bllokimin e rrugëve dhe grevën e urisë.

“Sigurisht do të vijojmë të presim dhe deri të enjten do të arrihet një marrëveshje. Duke qenë se nuk është marrë një vendim akoma, ne do ta bëjmë publik në momentin që të merret nga bashkia.

Nuk kemi shumë mundësi që të presim deri sa të dalë vendimi i Apelit dhe presim gjetjen e një rrugëe të mesme nga Bashkia Tiranë. Nuk e dimë ende çfarë vendimi do të marrë bashkia, duhet të presim ditën e enjte. Nëse nuk gjejmë zgjidhje ne do të futemi në grevë urie dhe do të nisimi protestat duke bllokuar rrugët”

Kujtojmë se konflikti mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, nisi pasi palët nuk ranë dakord për punimet e pallatit në ndërtim e sipër. Llanaj është investitori i parë i pallatit, i cili u ka marrë mijëra euro qytetarëve për shitjen paraprake të banesave, që më pas janë lënë ende pa u pëfunduar nga ana e biznesmenit Allmça. Qytetarët që kanë blerë te ky i fundit kanë hyrë në banesat e tyre të cilat janë të përfunduara.

Llanaj dhe Allmuça janë në një proces gjyqësor që prej vitit 2019, ndërsa Gjykata ka vendosur që afati i punimeve të shtyhet deri në vitin 2022, edhe pse afati në kontratat e firmosura me qytetarët, ka qenë viti 2019.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re