Mediat turke vazhdojnë të raportojnë për një skandal mashtrimi ku pretendohet se biznesmeni i famshëm, Adnan Polat është mashtruar në Shqipëri nga Sinan Idrizi, partner i Air Albania.

Sipas mediave turke, Polat ishte në Shqipëri për biznes, ku u takua me biznesmenin Sinan Idrizi. “İdrizi, partner i kompanisë Air Albania Airline dhe menaxher i Flamurtarit, një nga ekipet shqiptare të Super League, i tha Polat se një kompani e naftës në Shqipëri (Global Fluids International) po del me fitime dhe mund ta ndihmojë për ta blerë kompaninë”, citon media turke.

Biznesmeni shqiptar i mori 3.5 mln dollarë si depozitë, por shuma u zhduk dhe blerja nuk u realizua.

Pas raportimeve në media, biznesmeni ka dalë me një deklaratë, raporton e përditshmja e madhe, Milliyet. Në deklaratë thuhet se në këtë histori ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.

DEKLARATA

“Në bazë të lajmeve të pasqyruara sot në shtyp, ka qenë e detyrueshme të bëj një deklaratë për të informuar publikun. Siç dihet, si biznesmen, unë po investoj në shumë sektorë si në Turqi, ashtu edhe jashtë saj.

Ngjarja, objekt i lajmit, siç përmendet më lart merr jetë gjatë realizimit të një investimi që mendoj se do të ishte i dobishëm për vendin tim.

Me personin e quajtur Sinan Idrizi u ndërmorën negociata për blerjen e kompanisë GFI Albania SH.P.K. U ndërmorën hapa edhe me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi RAMA, dhe si rezultat, ndodhi ngjarja e përmendur.

Megjithëse të gjitha detyrimet kontraktuale ishin përmbushur nga unë, personi i quajtur Sinan Idrizi nuk përmbushi asnjë prej këtyre detyrimeve.

Deri më sot, me durim, kam pritur që aleatët tanë të zgjidhnin çështjen, për të mos dëmtuar miqësinë Shqipëri-Turqi. Sidoqoftë, përballë kësaj situate që hasa për herë të parë në tërë jetën time të biznesit, vendosa ta dërgoj çështjen në Gjykatën e Lartë Turke.

Doja ta ndaja këtë me publikun, me të gjithë transparencën dhe sinqeritetin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko