Shérri midis dy familjeve komshie në Berat lindi për shkak të mbjelljes së disa rrënjëve ullinjsh.

Djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij Viktor Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët, duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë. Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikén dhe kagoditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj, kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në shérr me njeri-tjetrin duke ugjuajtur me spata e hunj.

Tëplagosur nga kjo pérléshje kanë mbetur: Drita Alibeaj, 67-vjeçe, djali i saj Erjon Alibeaj, 44-vjeç dhe nipi Altjon Alibeaj, 18-vjeç, ndërkohë që nga familja Dhana janë plagosur Viktor Dhana, 40-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Dhana, 36-vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Berat, ku edhe pse të gjithë raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën, 2 prej të plagosurve në gjendje më tërënduar që janë at e bir nga familja Alibean, janë duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re