Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Elbasan, ku një person mbeti i plāgosur pas një sherri që degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi në lagjen e “Kinezëve”, në ambientet e jashtme të një lokali.

“Është goditur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”– njofton policia.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen e “Kinezëve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Theksojmë se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me ārmë zjarri.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.