Opinionisti Kreshnik Osmani e ka konsideruar shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme si një dështim të Izraelit dhe shërbimeve spektakolare.
Përmes një lidhje Skype, për Panorama Tv, Osmani tha se konflikti ka rrënjë politike. Sipas tij “kur ndërhyn politika aty fillon dhe gjakderdhja”.
Për Osmanin, “ky sulm ishte një dështim spektakolar i izraelit, shërbimeve sekrete, Mosadit, pasi nuk përfytyrohet për asnjë arsye që Izraeli të kapet kaq i përgatitur.”
“Konflikti është i madh, i ka rrënjët politike dhe jo religjioze. Kur ndërhyn politika aty fillon dhe gjakderdhja. Është një lojë e madhe.
Rendi botëror u godit me sulmin rus ndaj Ukrainës. Prej asaj kohës, bota është pa ekip drejtues.
Nuk do të pushojnë luftrat dhe gjakderdhjet pa një marrëveshje të bordit të ri se si do të ndahen influencat e reja në botë.
Ishte një dështim spektakolar i izraelit, shërbimeve sekrete, Mosadit, pasi nuk përfytyrohet për asnjë arsye që Izraeli të kapet kaq i përgatitur.
Kemi patur informacione se shërbime të tjera kanë dërguar sinjale se mund të ketë goditje.
Njëri nga eksponentët e lartë të shërbimeve të Egjiptit ka njoftuar se i ka raportuar për Netanyahun por ai i ka mohuar, duke thënë se është një lajm jo i vërtetë.
Kemi të bëjmë dhe me një përgatitje të palës së Hamasit, e cila ka vepruar në mënyrë logjistike operacionale në një sekret të plot, duke mos mbajtur në kontakt dhe me shërbimet e tyre aleate.
Ky operacion Hamasit i ka marrë më shumë se 2-3 vite për tu përgatitur. Është vepruar në bashkëpunim me palë të tjera të dukshme dhe të padukshme.
Koreja e Veriut ka njoftuar hapur se ka ndihmuar dhe do të ndihmojë sa herë të jetë nevoja, Kina po ashtu. Irani është aleat i Hamasit, Siria po ashtu Rusia është aleat i Hamasit.”, tha Osmani.
