Skip to content

Konflikti në Korçë/ Zbardhet dinamika, kush janë dhjetë të arrestuarit

TIRANË– Policia e Korçës ka zbardhur konfliktin e së dielës, ku u përfshin disa persona. Sherri ndodhi në një ambient lokali, ndërsa përplasja mes tyre ka ndodhur në ambientet e lokalit.

Këta persona janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

-Dritan Pino

-Petrika Ropi

-Ilir Shukulli

-Rafail Kocaqi

-Salvi Asllan

-Mihal Zhidro

-Serxhio Mema

-Gersi Dervishi

-Sotiraq Shkurti

-Kristi Lamçe

Gjithashtu, u shpall në kërkim një 38 vjeçar, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.