Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Maliq Markun, autor i vrasjës së fqinjit dhe plagosjes së një tjetër personi. Gjatë seancës raportohet se i moshuari është shfaqur konfuz, teksa dëshmia e tij ishte e përçartë.

 

Ai ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit dhe është me origjinë nga Dibra. Ndërkohë viktima dhe i plagosuri janë nga Hasi. Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur. Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin.

 

Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë SPZ, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën.

 

Pasi ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t’u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë se e vrava për punë kanali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re