Nga konflikti i sotëm midis ortakëve të pallatit prej 60 mijë metra katrorë në rrugën “Ndre Mjeda” Sino Llanaj dhe Albert Allmucaj u rrezikua jeta e banoreve qe ndodheshin aty.

Nga ky konflikt mbeti i plagosur dhe nje kalimtar i rastit, i cili famirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo nuk ishte hera e parë qe keta dy persona kishin diskutime midis tyre , por vetem ditën e sotme situata u agravua dhe Sino Llanaj mbeti i plagosur me armë.

Nga ky konflikt  rrezikojnë të mbeten jashtë 120 banorë të rezidencës.

Një banore e pallatit në një lidhje telefonike për  “Shqipëria live”, shprehet se aty është rrezikuar jeta e shumë personave të tjerë. “Unë vetë jetoj aty me qira. Ka edhe shumë të tjerë. Gjatë momentit që ndodhi ngjarja unë isha në hyrjen time, ndërsa mami im me vajzat ishte jashtë dhe shpëtoi për mrekulli nga plumbat. Unë kam blerë dy apartamente që sipas kontratës do të mbaronin në tetor 2019, por punimet u ndërprenë për një kohë të gjatë për shkak të konfliktit midis ortakëve”.

Ndërkohë, avokatët e të dy ortakëve thonë që kjo ngjarje mund të parandalohej sepse institucionet kishin informacione “por nuk bënë asgjë më shumë për ngjarjen’.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re