Në një prononcim për mediat gjermane, Ministrja e Mbrojtjes i Gjermanisë Annegret Kramp-Karrenbauer bëri thirrje për krijimin e një zone sigurie të kontrolluar ndërkombëtarisht në Siri në bashkëpunim me partnerët evropianë, si dhe me Turqinë dhe Rusinë.

Propozimi ka potencialin për të çuar në vendosjen ushtarake gjermane dhe evropiane në rajon, duke shënuar një përshkallëzim të përfshirjes në konfliktin sirian, i cili po hyn në vitin e nëntë.

“Kjo zonë e sigurisë do të kërkonte të rifillonte luftën kundër terrorit dhe kundër ISIS-it, luftë kjo që aktualisht është në gjendje të stopuar”, tha ajo.

“Dua të siguroj se ne do të stabilizojmë rajonin në mënyrë që civilët e zhvendosur të mund të kthehen vullnetarisht.”

Ministria e Mbrojtjes, e cila drejtohet nga kristiandemokratët konservatorë, shtoi se kancelarja dhe anëtarja e partisë, Angela Merkel, ishte informuar tashmë për rekomandimin, dhe se ajo ka mbështetjen e ekspertëve të mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Sidoqoftë, njoftimi i saj mori kritika nga partneri i koalicionit – SPD. Cilido angazhim ushtarak gjerman do të duhet të marrë miratimin legjislativ në parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re