“Quo Vadis” i moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e ka nisur vitin 2024 me një intervistë ndryshe, tejet interesante dhe shumë emocionuese, ku i ftuar ishte shkrimtari i madh shqiptar, Fatos Kongoli.

Ai ka rrëfyer në studion e “Quo Vadis” jetën e tij përmes librit por edhe dashurinë e madhe që ka për bashkëshorten e tij Lili.

Kongoli tregoi në studio se si një amerikan kishte mbetur i habitur nga dashuria që ai dhe Lili kishin për njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Ajo që mua më ka bërë përshtypje, edhe në intervistën e para 10 viteve, por edhe në panairin e librit ku ju qendroni për orë e orë të tëra dhe jepni autografe është buzëqeshja rrëzillëtëse që keni tashmë. Dua të të ngacmoj pak, kur ishit i vogël të ngacmonin shokët për dhëmbët e parë. Ka ngel ndonjë nga ata shokët që të bësh ndonjë batutë në lidhje me buzëqeshjen që ke tani?

Fatos Kongoli: Kur kemi qënë të vegjël më thonin dhëmbsh. Lidhur me këtë të qeshurën, me Lilin. Njëherë më ka ndodhur në Amerikë, kur ishim te fëmijët, pasi kam ndenjur për një periudhë të gjatë. Ishim duke ecur në një shëtitore buzë oqeanit, dhe siç e kemi zakon unë dhe Lili ecim gjithmonë duke ecur përdore dhe duke qeshurt. Një zotërie, ishte një amerikan me ngjyrë, ishte një djalë i gjatë i madh, dhe ne kryqëzohehsim përditë me të, ai na shifte të kapur përdore dhe duke qeshur, dhe një ditë na ndali dhe na tha që kam një pyetje: Më bën përshtypje kjo puna juaj, dhe jam kureshtatar të di nëse jeni burrë e grua apo dashnorë? Merre si të duash i thashë.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re