Dyshohet se Koreja e Veriut po përgatitet të lëshojë 30 raketa në territorin e Kinës javën e ardhshme. Express.uk raporton se ky reagim i Phenianit ka ardhur pasi aleati kryesor, Kina, është rreshtuar në krah të SHBA-ve për zbatimin e sanksioneve ndaj Kim Jong-un.
Mësohet se ushtria e Koresë ka transportuar 30 raketa Scud nga Hëangju, në jug të kryeqytetit Pyongyang, në vendin Nampo.
Besohet se Nampo mban një numër të objekteve për raketa, duke përfshirë një kantier detar ushtarak ku prodhohen raketat balistike.
Ekspertët kanë paralajmëruar se diktatori Kim Jong është duke u përgatitur për një shfaqje të madhe të hedhjes së raketave, ndërsa Partia Komuniste Kineze mban Kongresin e 19-të.
Kim Jong-Un mendohet të jetë i zemëruar me Kinën, pasi aleati i vetëm i Koresë së Veriut është bashkuar me Donald Trumpin për të goditur me sanksione atë që quhet tashmë si “mbretëria e vetmitarit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re