Kongresi amerikan ka urdhëruar një hetim mbi të ashtuquajturin “Kupola Runit”, një kube të madhe betoni që përmban mbeturina radioaktive të kontaminuara të mbetura pas provave të armëve bërthamore, raporton Military.com.

Në të thuhet se Departamenti i Energjisë (DOE) ka një afat gjashtë muajsh për t’i raportuar Kongresit për statusin dhe gjendjen e atyshme, pasi përflitet se po cenohet nga uji i detit.

Aktivistët bërthamorë dhe të tjerët shqetësohen se një çarje më e madhe mund të çojë në rrjedhjen e mbeturinave radioaktive në një zonë më të gjerë.

“Kupola Runit”, e njohur edhe si “Varri”, ka një diametër prej 115 metrash dhe është bërë në vendin e një shpërthimi bërthamor dhe më pas u mbush me mbeturina radioaktive të krijuara nga teste të ndryshme të kryera aty.

Kupola është aq e madhe sa është lehtësisht e dukshme përmes aplikacionit Google Maps, sipas mediave amerikane.

Në 1980, qeveria amerikane bëri një kube betoni gjysmë metër të trashë në krater për të vulosur mbetjet në krater. Por vitet dhe cilësia e betonit kanë bërë që kubeja të jetë nën rrezikun e rritjes së niveleve të detit.

Autoritetet e Ishujve Marshall përgjegjës për mirëmbajtjen e saj, thanë shembja e mëtejshme e mbulesës së kraterit mund të çojë në një katastrofë ekologjike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re