Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi të premten një rezolutë ku shprehte mbështetje të vazhdueshme për një zgjidhje dy-shtetërore për konfliktin izraelito-palestinez, si dhe paralajmërimin e mundësisë së aneksimit të territorit në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli.

Kjo rezuolutë, e mbështetur nga demokratët, është një shprehje jo detyruese e kundërshtimit ndaj administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe politikave të tij pro Izraelit.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha në nëntor se zgjidhja për vendbanimet hebraikenuk ishte më e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, një ndryshim i madh në politikën amerikane që daton që nga viti 1978.

“Për më shumë se 20 vjet, presidentët amerikanë nga të dy partitë politike dhe kryeministrat e Izraelit kanë mbështetur një zgjidhje dy-shtetesh që përfshin krijimin e një Palestine demokratike që do të bashkëjetonte në mënyrë paqësore me një Izrael demokratik”, tha demokrati Jamie Raskin gjatë debatit.

“Bisedimet e paqes për Lindjen e Mesme kanë favorizuar një zgjidhje dy-shtetërore dhe kanë kundërshtuar zgjerimin e vendbanimeve që çojnë në aneksimin e njëanshëm të territorit. Propozim i SHBA që nuk përfshin një zgjidhje dy-shtetërore do të kërcënojë zgjidhjen paqësore të konfliktit”, shtoi ai.

Rezoluta u kundërshtua dhe nga kongresistja demokrate Rashida Tlaib, një amerikane me origjinë palestineze, e cila tha se SHBA duhet të ndërmarrin veprime më të forta për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut.

“Kjo rezolutë jo vetëm që mbështet një zgjidhje joreale dhe të paarritshme, atë që Izraeli e ka prishur, por që legalizon pabarazinë, diskriminimin etnik dhe kushtet çnjerëzore të jetesës,” tha ajo.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re