Një shekull nga “Kongresi i Lushnjës”, i cilësuar nga historia si akti themelor kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, diskutimi që shoqëron datën 21 Janar, është nëse duhet të jetë ose jo një festë zyrtare kombëtare.

Përtej vendimit që i takon parlamentit, as vete historianët dhe studiuesit nuk bien në një mendim nëse dita e mbajtjes së “Kongresit të Lushnjës” duhet të vendoset në kalendarin e festave kombëtare zyrtare.

Pavarësisht këndvështrimeve, vërejtja e historianëve dhe studiuesve është që data të tilla me rëndësi historike mos të jenë në vëmendje, kryesisht të politikës, vetëm në përvjetore.

Studiuesi Ardit Bido, të mirën e të bërit 21 Janarin festë zyrtare kombëtare, e sheh te informimi.

Tre vite më parë intelektualë të Lushnjës mblodhën mijëra firma nga qytete të ndryshme për ta njohur si datë zyrtare kombëtare mbledhjen e kongresit, gje te ciles iu bashkengjit edhe nje kerkese nga Keshilli Bashkiak.

Më pas ishte Myslym Murrizi, deputet i opozitës parlamentare nga Lushnja, që dorëzoi në kuvend propozimin për njohjen si festë ditën e parë të parlamentarizmit shqiptar, por që ende nuk ka një vendimarrje për të.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re