Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme, 102 vjetorin e Kongreit të Lushnjës të mbajtur nga data 21-31 janar të vitit 1920 ku u morën disa prej vendimeve më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Meta i quajti pjesëmarrësit, “patriotë shqiptarë” të cilët ndëshkuan mercenarët vendas.

Dhe më tej shtoi se kjo ishte një thirrje për reflektim për ditët e sotme në mënyrë që të ndalet shpopullimi i vendit.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Nderim i përjetshëm për patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.

Mirënjohje të pafundme edhe për ndëshkimin ndaj mercenarëve vendas, që minonin interesat kombëtare për përfitime personale.

Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re