Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të premte Kongresin, ku të gjithë ministrat kanë raportuar për punën e tyre gjatë kësaj periudhe, dhe për planet e së ardhmes.

 

Gjatë fjalës së tij Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në fjalën e tij, theksoi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të shtojë trupat mbrojtëse në KFOR dhe në rajon.

 

“Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani”, u shpreh Peleshi.

 

 

Më tej Peleshi tha se në fokus të institucionit që ai drejton mbetet edhe edukimi ushtarak, të cilit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë.

 

Ai tha se aktualisht kanë nisur kurset për mësimin e gjuhëve të huaja për ushtarakët shqiptarë.

 

“Edukimi ushtarak do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit. Ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar. Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtje kanë filluar të zhvillohen në gjuhen angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s. Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnje Hercegovinë dhe ne Rumani”, deklaroi Peleshi. /Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko