Nesër, të premten e 8 dhjetorit Partia Socialiste do të mbajë Kongresin.

 

Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një Kongres të jashtëzakonshëm, ai pritet të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Këtë gjë e bëri të ditur edhe gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, gjatë një interviste për emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

 

Ashtu siç e bëri të ditur edhe gazetarja Mema, në Kongres ministritë do të bëjnë një përmbledhje të punës së tyre.

 

LEXO EDHE: Rama e quan Kongresin të jashtëzakonshëm/ Çfarë pritet të ndodhë nesër, gazetarja zbulon detaje

 

Në axhendë është parashikuar që punimet do hapen në orën 11:45 minuta, ku do flitet për reformën në drejtësi, afrimin në BE dhe Inteligjencën Artificiale.

 

Në orën 12:00, do të paraqiten projektet zhvillimore të disa ministrive kryesor, diskutime këto që do zgjasin një orë.

 

Në orën 13:00 do të diskutohet për shërbimet publike në arsim, shëndetësi dhe sipërmarrjen.

 

Ndërkohë që në fokus të diskutimit do të jetë edhe qeverisja vendore, në orën 14:00.

 

Kongresi do të vijojë punimet edhe me çështjen e sigurisë dhe pozicionin e Shqipërisë në botë, në orën 15:00.

 

Në 16:40 do të marrë fjalën edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të mbyllë edhe punimet e Kongresit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re